Mbrojtësi Eric Dier ka pranuar që lojtarët e Tottenham Hotspurit ishin shumë të zemëruar nga disfata ndaj Arsenalit për shkak të gjyqtarit.
Shkodran Mustafi është parë se ka qenë në pozitë jashtë loje para se të shënonte golin e epërsisë në fitoren 2 me 0 të derbit londinez dhe kjo gjë i ka zemëruar lojtarët e Pochettinos, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte shumë zhgënjyese. Kjo e ndryshoi ndeshjen”, ka thënë Dier për ‘BBC’.
“Nuk dua të hyj në telashe por të gjithë mund ta shohin këtë”, shtoi ai duke iu referuar gabimit të gjyqtarit pas golit nga Mustafi.
Shkodran Mustafi shënoi me gol rikthimin në Emirates qysh pas lëndimit që mori në detyrë me skuadrën e tij kombëtare./arbresh.info/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...