Bisedimet e OKB-së mbi klimën në Bonn të Gjermanisë shënuan disa hapa të vegjël, por domethënës përpara.
Pyetjet e mëdha mbi reduktimin e emetimeve të gazit karbonik vazhdojnë të mbeten pa përgjigje, por takimi arriti progres në raport me çështjet teknike e delegatët ishin të kënaqur që rregullat e “Marrëveshjes së Parisit” më në fund po marrin formë edhe në praktikë.
Ajo çfarë evidentoi konferenca botërore e klimës është se qymyri po shndërrohet gradualisht në njërin prej problemeve më të mëdha, e sidomos në Gjermaninë e konsideruar si model në drejtim të mjedisit.
Në këtë temë, grupet ekologjike e vunë gishtin në plagë. Asnjëherë tjetër nuk është folur kaq shumë për energjinë e qymyrit në një takim të këtij lloji, sesa në Bonn. Kjo lloj energjie vazhdon të përdoret në Kinë, në Indi, në SHBA, e pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të avancuar me energjitë e rinovueshme, nga qymyri nuk ka hequr dorë as Gjermania, që si vendi organizator i konferencës sivjet u përball edhe me pyetje të pakëndshme.
Kompanitë amerikane bërthamore dhe të qymyrgurit organizuan një prezantim, ku argumentonin se lëndët djegëse fosile duhet të jenë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të temperaturave në rritje.
“Përdorimi i fjalës optimizëm pas kësaj konference do të ishte i tepruar, – thonë korrespondentët e huaj, – por Bonni i avashtë përcolli si padashur mesazhin e thjeshtë se çfarë mund të arrihet, nëse politikanët mund t’i shohin më shpejt nga sa pritet përfitimet e një bote që zhvendoset drejt teknologjisë së pastër./tch
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi