Një ushtar koreano-verior që u qëllua për vdekje përderisa po tentonte largimin nga vendi i tij, “kishte parazite të mëdhenj në zorrët e tij”, ka thënë mjekët.
Mbrojtësi kaloi zonën e demilitarizuar gjatë ditës së hënë, por u qëllua disa herë nga rojet kufitare të Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info
Mjekët kanë deklaruar se ushtari ishte i qëndrueshëm, por një “numër i madh i krimbave të gjetur në zorrët e tij e kanë përkeqësuar situatën e tij”.
Gjendja e tij mendohet të jap një pasqyrë të rrallë mbi jetën në Korenë Veriore.
“Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë, për gjithë 20 vitet e mia që kam punuar si mjek”, tha doktori i Koresë Jugore, Lee Cook-jong, duke shpjeguar se krimbi më i gjatë i larguar nga zorrët e pacientit ishte 27 cm.
Kjo është një ndër rastet e rralla që pasqyron varfërinë e Koresë Veriore.
Gjatë vitit 2015 hulumtuesit e Koresë Jugore kanë studiuar të gjithë ata që kanë dezertuar nga vendi komunist. Ata kanë gjetur se shumica e njerëzve vuanin nga hepatitis kronik B, hepatitis kronik C, turbekulozi dhe parazitë./arbresh.info/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...