Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për balotazhin e 19 nëntorit.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën Arban Abrashi gjatë këtij tubimi tha se krenohet me Prishtinën
“Prishtina është qyteti ynë. Çdo qytetarë krenohet më çdo cep të saj dhe unë krenohem më ju. Ne jemi qytet evropian kemi rini evropiane dhe jemi evropian”, tha ai.
“Unë vlerësoj çdo punë dhe vepër të mirë që është bërë në qytetin tonë, sheshet, qendrat e shëndetësore familjare, parqet dhe lulet, po qytetarët janë ata që vlerësojnë”, tha Abrashi.
Ai tha se Shpend Ahmeti fitoi mandatin me propagande e përfundoi me propagandë.
” Ai e fitoi dhe përfundoi mandatin me propagande”, theksoi Abrashi.
Abrashi tha se qeverisja aktuale nuk ndërtoi dhe nuk zhvilloi asgjë. Ai u zotua për shkolla të reja dhe arsim cilësor. Tha se do të ndërtoj unazën e qytetin dhe do të zgjidhe problemin e parkingjeve. Abrashi tha se nuk do të punoj sot për nesër, po për të ardhmen e Prishtinës. /zeri.net
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...