Nëse shpesh vuani prej fryrjes në stomak, gazrave apo gromësisë, ju paraqesim lëngun natyral, i cili mund të jetë zgjidhja për problemet tuaja.
Përbërësit:>Gjysmë ananasi (i vogël për nga madhësia);
Gjysmë koke apo 2 kërcej kopër;
2 kërcej selino me gjethe;
1 pjesë rrënjë xhenxhefili, të madhësisë 2-3 centimetra.
Të gjithë përbërësit i përzieni.
Shtoni pak ujë, sipas nevojës, që masa të jetë e lëngshme.
Konsumoni në lukth të thatë derisa dhimbjet nuk zhduken.
Madje, këtë mund ta bëni deri në momentin kur flora e zorrës në tërësi të mos ripërtërihet.
Ananasi është i pasur me enzima, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit.
Selino parandalon mbajtjen e ujit dhe gromësimat.
Kopra dhe xhenxhefili ndikojnë në pastrimin e florës së zorrës.
Mu për këtë arsye ky kombinim i fortë mund të zgjedhë problemin e fryrjes në stomak dhe problemeve me tretjen e ushqimit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot