Aktori Sylvester Stallone është akuzuar për ngacmim seksual nga një vajzë 16 vjeçe, ndërsa ai filmonte një film në Las Vegas në fund të viteve 1980.
Sipas një raporti policor të publikuar nga Daily Mail, aktori i filmit “Rocky” ishte 40 vjeç kur një adoleshente e panjohur kishte raportuar për ngacmim seksual, transmeton portali arbresh.info

Adoleshentja pretendoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Stallonen dhe se e kishte inkurajuar edhe truprojen e tij që të bashkohej.
Truproja më pas e kishte detyruar adoleshenten të kryente seks oral, përderisa Stallone në anën tjetër po i jipte asaj seks oral.
John Samoloviç, hetues i departamentit të policisë së metrosë në pension, i cili ishte kreu i njësisë për ngacmime seksuale, ka konfirmuar për Daily Mail se ekziston edhe raporti policor.

Pas incidentit, adoleshentja pretendon se Stallone e kërcënoi atë që të mos “bëntë zë” rreth asaj që kishtë ndodhur.
Në kohën e incidentit Stallone, tani 71 vjeç, ishte 40 vjeç, ndërsa truproja e tij, De Luca, u vra gjatë një ndalese në Kaliforni në vitin 2013, në moshën 27-vjeçare.
Stallone ende nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me akuzat./arbresh.info/

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë