Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, së bashku me asambleistin e AAK-së, Gent Begolli, takoi të enjten kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega Prishtinë, Fatmir Sopi, të cilit i kanë premtuar përkujdesje institucionale dhe përfaqësim në Komunën e Prishtinës.
“Pjesë e politikave tona është një qasje gjithëpërfshirëse. Ne i çmojmë lartë meritat e organizatave të luftës, prandaj do t’i përkrahim përmes projekteve konkrete. E para për vet funksionimin e organizatës dhe hartimin e projekteve për vet mirëqenien e veteranëve qoftë me zgjidhje të vendbanimit, punësimit apo format e tjera të përkrahjes. Kryesorja është që do të bashkëpunojmë dhe dera e hapur do të jetë gjithmonë për veteranët”, ka thënë Abrashi.
Abrashi pohoi se kategoritë e dala nga lufta janë anashkaluar nga komuna në katër vitet e shkuara, por kjo do të përfundojë më 19 nëntor me fitoren tonë në zgjedhje.
Ndërkaq Fatmir Sopi kryetar i Organizatës së Veteranëve, Dega në Prishtinë, u shpreh se deri tani nuk ka pasur bashkëpunim të dëshiruar me Komunën e Prishtinës, përkundër insistimit të tyre të vazhdueshëm.
“Deri tani nuk ka pasur bashkëpunim të duhur. Kryetari aktual na ka injoruar, nuk ka pranuar as takim njoftues me ne, mirëpo ne si organizatë jemi mbipartiak dhe i mirëpresim të gjithë kandidatët për kryetarë. Andaj me zgjedhjen e kryetarit të ri, ne do të presim bashkëpunim më të madh me komunën”, ka thënë Sopi.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...