Stoke City mbetet me shpresë që të transferojë Xherdan Shaqirin nga Interi gjatë verës dhe zëvendëstrajneri i klubit, Mark Bowen, thotë se skuadra do të presë akoma për përgjigjen e Shaqirit.
Klubi italian raportohet se ka pranuar ofertën 17 milionë euro për reprezentuesin zviceran, por klubet janë në pritje të përgjigjës përfundimtare të lojtarit.
“Jemi akoma në pritje. Po shpresojmë dhe po presim, thjesht”, ka thënë Bowen për “The Sentinel”.
“I dimë kualitetet që ai ka dhe ndoshta në janar u gëzuam që mund të sjellim lojtarë të tillë në Stoke. Ajo nuk ndodhi, por ndoshta do të ndodhë tani. Ai u largua nga Baseli, kaloi në Munih, dhe pas dy vjet e gjysmë kaloi te Interi. Tani është atje që gjashtë muaj. Ndoshta po mendon nëse do që të largohet sërish, apo të vazhdojë dhe të qëndrojë aty”, ka thënë ai. “Kjo është vetëm në mendjen e tij, andaj duhet t’i japim kohën lojtarit të tillë”.
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...