Ditën e sotme reshjet e shiut kanë pushtuar vendin duke shkaktuar edhe bllokim të trafikut në disa nga qytetet kryesore në vend.
Por shiu nuk do të ndalem sot, në tre ditët në vazhdim parashikohet e njëjta situatë.
Sipas meteorologëve nuk do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe ulje të temperaturave.
Gjatë fundjavës do të ketë vranësira dhe reshje shiu të izoluara, sidomos në veri të vendit.
Ama mos prisni temperatura të larta, pasi fillimi i javës tjetër do të sjellë një dimër të vërtetë.
Prej mbrëmjes së të dielës duhet të përgatitemi për një dimër arktik me reshje dëbore e temperatura shumë grade nën zero.
“Termometri do të shënojë -6 apo -7 gradë në zonat malore në mëngjes dhe zonat e ulëta mund të jenë në 0 gradë, por dhe në vlera negative”, thonë meteorologët./albeu.com
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...