Shumica e rrugëve në kryeqytet vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mirë. Kjo, si pasojë e rregullimit të rrjetit të kanalizimit nga kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, e cila ka bërë prerjen e asfaltit në shumë pjesë të kryeqytetit.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina premton që rrugët ku ata kanë punuar do t’i kthehen gjendjes së mëparshme.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se këto gropa duhet të mbulohen në fund të kësaj vere. Nëse jo janë të detyruar që të intervenojnë.
E, rregullimi i shumicës së këtyre rrugëve është paraparë të bëhet vitin e kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nga Komuna e Prishtinës, shpresojnë se në fund të verës së këtij viti të gjitha rrugët do kthehen në gjendjen e mëparshme.
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë