Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku pronari i një lokali dasmash në mënyrë që të “kënaqte” dasmorët në biznesin e tij, e kishte parë në interes të tij që energjinë elektrike ta vidhte.
Konkretisht, abonenti Hajri K., përfaqësues subjekt privat biznesi (lokal dasmash) u kallëzua në polici për vjedhje të energjisë, përmes lidhjes se paligjshme. “-njofton OSHEE.
Po në qytetin bregdetar, punonjësit e OSHEE kanë prerë një tjetër lidhje të paligjshme, atë të Muhamed.S, i cili kishte një borxh prej 9 milionë lekësh të papaguar.
“Abonenti tjetër, familjar, Muhamed S., kishte një debi prej 9 milionë lekësh, dhe gjate procedurave për prerje te energjisë, u konstatua se ai përdorte një linje te dyte furnizimi, jashtë matjes. Deri me tani, nga OSHEE, Rajoni Durrës janë proceduar ne polici rreth 50 abonentë, nga kontrollet e dy muajve te fundit.”përfundon njoftimin OSHEE.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër