Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jan Stoltenberg, në Bruksel, ka kërkuar që forcat e NATO-s të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
“Kam lutur Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg që, jo vetëm të mos tërhiqen forcat e NATO-s, por edhe të mos ndyshojë strukturën e saj në Kosovë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve së bashku me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg.
Tutje, Vuçiq theksoi se me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, ka biseduar edhe për rolin e ushtrisë serbe në rajon, duke vënë theksin se “me xhelozi ruajmë funksionin neutral të forcave tona”, njoftojnë mediat serbe.
Ndër të tjera ai theksoi se ka falënderuar Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, për rolin e NATO-s për ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë, transmeton RTK.
“Serbia ka interes të shumëfisht nga bashkëpunimi me forcat e NATO-s”, deklaroi ndër të tjera kryetari i Serbisë, Vuçiq.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...