Prokuroria e Lushnjes ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik të ndodhur fundjavën e kaluar, që i mori jetën gazetares së një televizoni kombëtar, Erinalda Isufaj, si dhe shkaktoi plagosjen e tre personave të tjerë, të afërm me viktimën.
Nga hetimet paraprake dhe këqyrjes së vendngjarjes, grupi i hetimit midis të tjerave ka konstatuar tre shkelje të cilat dyshohen se kanë sjellë edhe pasojat tragjike.
Ato janë: tejkalimi i kufirit të shpejtësisë nga 40 që ishte e përcaktuar në 60 kilometra në orë nga drejtuesi i kamionit; manovrimi i drejtuesit të kamionit për të realizuar një parakalim që mbeti në tentativë për shkak të distancës së shkurtër, ç’ka solli në çekuilibrimin e ngarkesës që mbante blloqe mermeri dhe rrëzimin e njërit prejt tyre në rrugë, duke u përplasur me autoveturen tip “Peugeot”, ku udhëtonin viktima dhe të plagosurit, raporton TCH.
Një tjetër konstatim i grupit të hetimit, që është edhe më kryesori, është se blloqet e mermerit ishin të palidhur në karrocerinë e kamionit dhe ishin vendosur mbi disa kolona druri.
Vetë drejtuesi i kamionit, Bashkim Pula, për të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, nuk ka pranuar të japë shpjegime për këtë aksident, duke kërkuar një mbrojtës ligjor.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës