Manchester United raportohet se do të fokusohet i gjithi në përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Valencias, Carlos Soler.
Jose Mourinho dështoi për të sjellë anësorin e Interit, Ivan Perisic, këtë verë dhe tani është duke kërkuar për një anësor të ri, transmeton portali arbresh.info.
Soler, i cili është shfrytëzuar më shumë në krahun e djathtë këtë sezon por që mund të luaj gjithashtu edhe në qendër, është identifikuar si shënjestra kryesore e klubit në Old Trafford. Besohet që United duhet të bëjë gati rreth 40 milionë funta për të siguruar transferimin e yllit të Spanjës U21.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur probleme për shkak të mungesës së mesfushorit kreativ Paul Pogba dhe nuk dëshirojnë që t’i ndodhë diçka e tillë në rast se goditen sërish me lëndime.
20-vjeçari i ka ndihmuar Valencias të siguroj pozitën e dytë në La Liga pas 11 paraqitjeve këtë sezon./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?