Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka sulmuar kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, në fund të një samiti të vendeve aziatike dhe perëndimore.
Në konferencën tradicionale të lajmeve të vendit pritës në fund të samitit të martën, Duterte u pyet se si i është përgjigjur kryeministrit kanadez në lidhje me të drejtat e njeriut dhe vrasjeve kundër drogës, transmeton portali arbresh.info
“I thashë që s’do të të përgjigjem. Kjo është fyerje profesionale dhe zyrtarë”, tha presidenti i Filipineve gjatë një përgjigjie të përgjakshme, edhe pse ai nuk i referohej Trudeaut me emër.
“Unë i përgjigjem vetëm filipinasve. Nuk do t’i përgjigjem askujt tjetër, sidmos jo të huajve. Ata le të pidhen”, ka shtuar ai.
Gjatë ditës, Trudeau në një konferencë për shtyp, ka theksuar se takimi me Presidentin e Filipineve “ishte i hapur dhe pozitiv”./arbresh.info/
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...