Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë në këtë aleancë.
Pacolli tha se NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të hapin dyert për Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Ne presim që me NATO-n të ndërtojmë ardhmërinë tonë. Bashkimi evropian duhet të filloj dhe të hap dyert edhe për Kosovën. Do të doja shumë që një ditë atje të ketë përfaqësues të Kosovës si përfaqësues të vërtetë. Ky shtet ekziston. Ne duhet të fillojmë nga ky rend t’i trajtojmë gjërat. Kosova ka nevojë për NATO dhe Kosova do të jetë vlerë e NATO-s. Kosova duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e NATO-s. Në jetojmë në një rajon që i përket NATO-s dhe ne duhet të jemi pjesë e saj”, ka thënë Pacolli gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.
Ai ka shtuar se Kosova do të jetë një kontribuuese e denjë e NATO-s./arbresh.info/
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!