Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në konferencën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, ka thënë se Kosva meriton dhe duhet sa më shpejtë të anëtarësohet në NATO, shkruan arbresh.info.
” Ne duam dhe meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejtë në NATO, pra ne jemi NATO. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar FAK-un, besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO. Ne e shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit rajonal, sidomos në luftimin e radikalizmit, e shohim si ndihmesë për Kosovën që Kosova të ndalojë se absorbuari siguri dhe t`i ofrohet ta ndihmojë sigurinë. FAK-u do e ndihmonte këtë proces dhe sigurin gjithë qytetarët në Kosovë”, ka pohuar Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka pohuar se asnjë njeri nuk mjafton me qenë vetëm dhe ta siguroj veten.
Ndërsa duke folur për kërcënimet e sigurisë ai ka thënë se këto të fundit i kalojnë kufijtë.
“Sfidat dhe kërcënimet e sigurisë i kalojnë kufijtë. Sfidat janë terrozirmi global, krimi i organizuar, rreziku kibernetik, rreziqet sociale ekonomike dhe për këtë na duhet ide të përbashkëta”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është e qartë që përgjegjësinë për çdo gjë e mban vet secili person duke shtuar se edhe Kosova e ka rrugën e vet në këtë aspekt./arbresh.info/.
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë