Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj dhe do të bëhet pjesë e aleancës veriatlantike.
Veseli tha se veprimet për formimin e ushtrisë duhet të jenë të përbashkëta, shkruan arbresh.info.
“Veprimet tona duhet të jenë të përbashkëta. Kosova do ta ketë ushtrinë e vet së bashku me partnerët e NATO-s në ditët në vijim. Kosova do të jetë partnere e aleancës veriatlantike”, ka thënë Veseli gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.
Ai ka thënë se raportet e Kosovës me vendet fqinje janë të mira dhe se as raportet me Malin e Zi nuk do të lejohet të cenohen./arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...