Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Suedisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen më të vlefshme të vitit.
Italia është nikoqire e Suedisë në takimin e dytë të “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Azzurrët kanë humbur 1-0 në takimin e parë në Suedi dhe duan patjetër të fitojnë dhe të sigurojnë kualifikimin.
Në anën tjetër, Suedia e vetëdijshme për forcën e italianëve dhe rrezikun që i kanoset për eliminim, kërkon të luaj për barazim.
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshjes, ndërsa ai i Suedisë do luaj me formacionin më të mirë të mundshëm.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Milanos ,“San Siro”.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4