Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri ka arritur marrëveshje për koalicion me degën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri i cili do të përballet me kundërkandidatin nga PDK-ja në zgjedhjet e balotazhit ka thënë se nënshkrimi i këtij koaliiconi është shumë i rëndësishëm, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim duke kërkuar përkrahjen e tyre.
“Dua t’ju ftoj të gjithëve që të punojmë shumë për ta ndryshuar qytetin tonë së bashku”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe LDK në Vushtrri më parë kishte arritur marrëveshje për bashkëpunim edhe me AKR-në.
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...