Legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka treguar arsyet e largimit dhe gjithashtu synimet e tij për të ardhmen.
Gjatë intervistës, moderatori Ermal Mamaqi pyeti Canën si i duket trajneri i ri i Kombëtares dhe si arrijnë të komunikojnë lojtarët me të duke e pyetur nëse të gjithë ata dinë italisht.
“Një pjesë e madhe dinë italisht, kurse djemtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë pak vështirësi. Duhet gjithmonë një përkthyes aty. Unë e kam kryer me vite këtë rol me Xhanin”, u shpreh Cana ndërsa Ermal Mamaqi shtoi: “Ti je mjeshtër me gjuhët, di nja 7 gjuhë”, duke zbuluar kështu këtë kuriozitet për Canën.
Dhe po, duket e pabesueshme, por ish-kapiteni i Kombëtares di 7 gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, pak turqisht dhe sigurisht shqip.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon