Mbrojtësi brazilian, David Luiz, iu është rikthyer stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij të Chelseat.
Ylli brazilian ishte lënë jashtë skuadrës për derbin e javës së kaluar nga trajneri italian, Antonio Conte.
Raportohet se Luiz ishte dënuar për shkak se kishte kritikuar taktikat e Contes në humbjen 3 me 0 kundër Romës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Po ashtu raportohet se raportet e Luiz dhe Contes kanë filluar të prishen qysh nga shtatori dhe braziliani beson se kjo është për shkak të shoqërisë që ka me Diego Costan.
Por, Luiz ka stërvitur këtë javë dhe është i gatshëm të luajë kundër West Brom.
Vlen të theksojmë se Diego Costa është shitur në Atletico Madrid, pasi kishte prishur raportet me Conten. /arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...