
Mbrojtësi shqiptar Elsied Hysaj është startues ndaj Manchester Cityt
Elseid Hysaj ka përsëritur edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka fitorja e kampionatit italian te Napoli.
Napoli, i cili nuk ka fituar titullin në Serie A mbi 30 vite, aktualisht qëndron në krye të tabelës me 32 pikë pas 12 ndeshjeve këtë sezon – një më shumë se Juventusi në pozitën e dytë, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Elseid Hysaj: Miqësorja ndaj Turqisë, shumë e rëndësishme
Hysaj beson që sezoni 2017-18 është shansi më i mirë për napolitanët të triumfojnë pas rezultateve të mira që kanë arritur deri tani.
“Të fitojmë kampionatin do të jetë një gjë shumë e madhe për Napolin sepse ka tash 30 vite që po presim këtë mundësi dhe besoj që këtë vit do të jetë mundësia më e mirë për të treguar vetën tonë dhe besoj që jemi gati sepse siç kemi treguar në çdo ndeshje, jemi duke luajtur mirë”, ka thënë shkodrani në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Turqisë.
23-vjeçari ka bërë nëntë paraqitje në Serie A këtë edicion./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës