Qeveria e Kroacisë e ka mbijetuar votëbesimin e iniciuar nga opozita lidhur me veprimet e kabinetit ndaj krizës së borxheve në firmën më të madhe private të ushqimit dhe të shitjes me pakicë.
Në votimin e sotëm në Parlamentin e Kroacisë, në favor të qeverisë së qendrës së djathtë votuan 78 deputetë, ndërsa për propozimin e opozitës ishin 59 deputetë.
Votimi është kërkuar nga opozita, e cila ka pretenduar se ndihma financiare qeveritare për kompaninë Agrokor, që është më e madhja për shitje me pakicë në Ballkan, i kishte favorizuar disa kreditorë dhe nuk ka qenë transparente.
Qeveria dhe menaxhri i krizës në Agrokor, Ante Ramljak, i kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës së Kroacisë, shkruan rel.
Agrokor, me 60 mijë të punësuar nëpër gjithë Ballkanin, është zhytur në borxhe prej afro 6 miliardë eurosh gjatë viteve të fundit, përfshirë një shumë që është borxh ndaj një banke shtetërore ruse.
Themeluesi i kompanisë, Agrokor, Ivica Todoriq, javën e kaluar i është dorëzuar policisë në Londër, pasi ishte publikuar një fletarrest evropian kundër tij nga Kroacia.
Ai tash e pret vendimin për ekstradim eventual nga Britania në Kroaci.
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...