Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës , ka shkruar në profilin e tij në facebook se ka bindjen se buxheti i shtetit, kështu siç e ka nisur punën Qeveria, nuk do të mjaftojë as për 100 ditët e para.
Ai ka përkujtuar ndarjen e mjeteve për familjarët e Grupit Kumanova, emërimin e dhëndrit të kryeministrit, si udhëheqës për menaxhimin e parave të sigurimeve, bordin e KEK-ut si dhe emërimet e 60 zëvendësministrave.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
“Qysh ka nis kjo Qeveri, buxheti i shtetit nuk do te mjaftoj as per 100 ditet e para!
– Dhendrri i kryeministrit (27 vjecar) do te menaxhoj me parate e sigurimeve shendetesore.
– Bordi i KEK-ut sekret.
– 300 mije euro për familjaret e rastit ne Kumanove.
– 60 zv.ministra (lexo ketu 60 asistent/e, 60 shofera, 60 vetura etj. + pagen per 6 muaj pas perfundimit te mandatit).”, ka shkruar ai.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...