Përderisa pretendimet tronditëse të sjelljeve të pahijshme seksuale po vazhdojnë me një valë të madhe, një formë e ngacmimit seksual është ajo që përsëritet në shumë raste.
Nuk është sulmi fizik dhe nuk përfshin domosdoshmërisht burrat që përdorin gjuhë seksuale. Në vend të kësaj, një burrë që ngacmon gratë seksualisht, masturbohet para tyre, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Literatura shkencore nuk thotë shumë për këtë sjellje të veçantë, megjithatë, kjo vepron si një kërkesë për të stimuluar veten para një të huaji.
Çrregullimi, ose kjo sjellje, është e përcaktuar nga shkenca si “fantazi, nxitje ose sjellje të përsërituara”. Gjithashtu mund të theksohet se kjo sjellje është shqetësuese dhe tregon paaftësi që personi ka përjetuar në fëmijëri, duke përfshirë vuajtjet ose poshtërimin.
James Cantor, drejtor i Qendrës së Seksualitetit të Torontos, ka theksuar se kjo sjellje që e përdorin burrat është “ekspozimi aktual i gjenitaleve në mënyrë të qëllimshme”.
Sipas tij, sjellja që mund të lej shënime në mendjen e viktimës dhe mund të jetë gjë e frikshme, sepse viktima nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.
Në anën tjetër, psikologu David Ley, ka theksuar se është e vështirë të dihet motivi i dikujt që vepron mbi këtë sjellje.
“Ne shpesh kërkojmë të marrim këtë lloj sjellje seksuale dhe të pretendojmë se mund të vlerësojmë dhe të kuptojmë sjelljen seksuale të ndarë nga çdo gjë tjetër”, tha ai.
Ai ka theksuar se është e vështirë të thuhet se “ekspozimi është pika e sjelljes”./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë