Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se kanë marrë vendim ta anulojnë protestën e thirrur për të martën lidhur me pagat e veteranëve.
Kryetari Gucati tha se tashmë në llogaritë bankare të ish-ushtarëve të lirisë janë ekzekutuar pagat e tyre nga një vendim që është marrë sot nga Ministria e Financave.
“Protestën e thirrur për të martën me veteranët e luftës, kemi marrë vendim ta anulojmë mbas një vendimi të Ministrisë së Financave për ekzekutim e pagave për këtë ketegori, për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi parë sot pasdite rreshtat e gjatë të veteranëve para bankave komerciale duke i tërhequr pagat e tyre”, theksoi Gucati.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...