Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Siguri të Internetit ( KISA), kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.
Objektivi i përgjithshëm i këtij memorandumi përfshinë lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve për promovimin e projekteve që nxisin bashkëpunimin në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.
Të dy palët do të bashkëpunojnë në ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave, në fushat e sigurisë kibernetike me qëllim të përfitimit të dyanshëm.
KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK në vazhdimësi thellon bashkëpunimet.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...