Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lavdëruar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në Agjendën e Reformave Evropiane.
Por Apostolova ka përmendur edhe problemet e mëdha që ka Kosova duke shtuar se autoritetet vendore duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ashtu si edhe në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur.
Apostolova që këto komente i ka bërë në konferencën “Agjenda për Reforma Evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit” ka përmendur edhe çështjen e financimit të partive politike.
Ajo këtë e ka cilësuar ende si problem ashtu sikur edhe emërimet në organet e pavarura, njofton Klan Kosova.
Përfaqësuesja e BE-së ka lavdëruar vendimet e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e disa anëtarëve të bordeve që janë emëruar jashtëligjshëm por që sipas saj, ka ende shumë punë për tu bërë në këtë fushë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohë më parë ka marrë vendim për shkarkimin e disa anëtarëve të Bordeve të Drejtorëve të disa Ndërmarrjeve Publike.
Vendimi për shkarkimin e tyre kishte ardhur pas konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se me rastin e emërimit të tyre është shkelur Ligji i Ndërmarrjeve Publike.
Apostolova ka përmendur edhe përmirësimin e domosdoshëm të administratës publike.
74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Izraeli e quan “moment vendimtar” ndërhyrjen e SHBA-së: Do t...
Kallas bën thirrje për uljen e tensioneve
Vidhte çanta në veturat e turistëve, arrestohet 29-vjeçari n...
Dyshohet për tentim vrasje në Drenas, viktima goditet me shk...
Chelsea paralajmërohet në SHBA, ndeshja e radhës do të luhet...