Një shpërthim eksplozivi ne mjetin e një gruaje ne Vlore.
Sipas të dhënave të para të policisë shpërthimi në një mjet tip Benz ka ndodhur rreth orës 05:20 te mëngjesit të sotëm.
Makina e një gruaje në Vlorë është hedhur në erë nga shpërthimi i një sasie eksplozivi.
Burime zyrtare nga policia e Shtetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm. Mjeti ka qënë afër vendin “7 Pallatet” ndërkohë vazhdojnë hetimet nga policia mbi ngjarjen e rëndë.
Makina është në pronësi të një gruaje 42-vjeçare me iniciale V.D.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...