Përmes fondit të punësimit, granteve të vogla për bizneset startup dhe ndërmarrësi dhe punës praktike, kandidati i LDK-së, Arban Abrashi ka premtuar krijimin e 30 mijë vendeve të reja të punës.
Rëndësi të veçantë në programin e tij qeverisës do t’u jepet të rinjve, me ç’rast Abrashi ka thënë qe përmes bursave dhe punës praktike do të krijohet ndërlidhja e tregut të punës dhe shkollave.
“Përpos makro-projekteve si zona industriale, kemi punuar edhe në nivelin mikro që të nxisim sa më shumë punësimin. Këtu bëjnë pjesë ndarja e më shumë bursave për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë profesionet deficitare, ndërhyrja në kurrikulë përmes së cilës krijohet ndërlidhja e shkollave me tregun e punës, si dhe do të përkrahim financiarisht praktikën e të rinjve nëpër bizneset private” ka deklaruar Abrashi.
Tutje ai ka thënë që do të bashkëpunoj me të gjithë, pa marrë parasysh kush është në qeverisjen qendrore apo në asamblenë komunale.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...