Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami lëshuan burgun e Shutkës kur për plot dy vjet e gjysmë qëndruan duke pritur fjalën përfundimtare të Gjykatës për rastin e Kumanovës.
I liruari tjetër nga të gjitha akuzat Ibrahim Murtezani nga Haraçina ka qenë në arrest shtëpie.
Të sapo liruarit kërkojnë zbardhjen e të vërtetës për lagjen e trimave. Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndjej vetën shumë keq, lag familjes larg fëmijëve. Gardianët kanë qenë korrekt- tha i liruari Besnik Ajdini.
“Kur më kanë arrestuar nuk e dijë pse më kanë arrestuar, dy vjet e gjysmë jam duke qëndruar këtu duke mos e ditur se për çfarë më akuzojnë, më akuzonin si ndihmës terroristë, unë si kam njohur aspak as grupin e parë as të dytin dhe skam pas asnjë lidhje dhe për dy telefonata kam qëndruar dy vjet në burg , dhe ato telefonata I kam me të familjes dhe skam asgjë për rastin e familjes , dhe unë kisha apeluar që edhe grupin e parë që e kanë dënuar tetë persona me burg të përjetshëm të zbardhet rasti”- tha i liruari tjetër Fazli Osmani.
Të sapo liruarit u pritën nga familjarët e tyre të cilët u shprehën të lumtur që drejtësia triumfoi për të afërmit e tyre.
“Këto dy vjet e gjysmë kanë qenë shumë të vështira për mua dhe familjen dhe e kemi ditur se është i pafajshëm, një preson i pafajshëm me qëndruar është shumë më vështirë se çdo herë e ka pyetur pse jam këtu , se ka ditur as për çfarë është , ky lajm është tepër i mirë për ne kjo për ne është dita ma e mirë , sidomos për nënën dhe fëmijët që sot janë tepër të lumtur- tha Luljeta Ajdini, bashkëshortja e Besnik Ajdinit, shkruan Alsat M.
Vëllai im është marrë padrejtësisht dhe e kemi ndjerë mungesën sidomos fëmijët , kërkoj që babi dhe shokët të lirohen padrejtësisht me burgun më të rëndë burg të përjetshëm dhe vështirë e kemi pasur- tha Hikmete Osmani, motra e Fazli Osmanit.
Besnik Ajdini ishte arrestuar më 9 maj ditën kur po zhvilloheshin luftimet në lagjen e trimave, në momentin kur ai me fëmijët dhe bashkëshorten e tij kishin lëshuar shtëpinë. Tre të liruarit tjerë Fazli Osmani, Besnik Bajrami dhe Ibrahim Murtezani ishin arrestuar më 15 shtator të 2015 gjatë aksionit policor “Rrufeja”, nën dyshimin e dhënies së logjistikës për grupin e armatosur. Për luftimet në lagjen e trimave në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, Gjykata dënoi me 746 vjet burg gjithsej 34 persona, tetë prej të cilëve me burg të përjetshëm.
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...