Lakra turshi është ushqim tradicional që konsumohet gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Të rrallë janë ata që nuk e pëlqejnë, derisa kjo delikatesë është e hatashme edhe për femra.
BURIM PËR VITAMINA
Lakra turshi përmban pothuajse të gjitha vitamina që janë të domosdoshme për shëndetin: B1, B2, B3, B6, K, U, dhe vitamina A. Falë tyre, lakra turshi është preventivë për sëmundjet e traktit gastrointestinal. Më së shumti ka vitaminë C, deri 20 mg në 100 gr lakër.
PËRMIRËSON TRETJEN
Procesi i fermentimit përfshin bakteret e tharta të qumështit. Kur bashkë me zorrët futen në sistemin e zorrëve, atëherë normalizojnë punën, duke përmirësuar mikroflorën. Prandaj, konsumimi i rregullt i lakrës turshi lufton bakteret, përfshirë edhe “E. Coli”. Po ashtu, nutricistët sugjerojnë ta përfshini në menynë tuaj, pasi që ul kolesterolin në gjak, derisa pakëson mundësitë e zhvillimit të tumoreve.
LAKRA TURSHI NXIT HUMBJEN NË PESHË
Lakra vetvetiu është prodhim dietal, e në formën e thartë nuk përmban shumë kalori, kështu që ky prodhim mund të konsumohet gjatë periudhës për humbje në peshë. Nutriciistët thotë se ky ushqim në mënyrë të çuditshme e pastron organizmin. Uji i njelmët nga lakra turshi është efikase në detoksimin e organizmit, ndihmon nënat shtatzëna që të heqin ndjenjën e mundimit dhe të vjellave.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...