Arsenali raportohet se i është bashkuar Liverpoolit duke kërkuar transferimin e portierit të Real Madridit, Keylor Navas.
Reprezentuesi i Costa Ricas ka dështuar për të shfaqur formën e tij më të mirë deri tani këtë sezon dhe sugjerohet që mund të largohet nga klubi në Bernabeu verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp së fundmi mendohet se ka kontaktuar Navasin për të siguruar në të ardhmen transferimin e tyre dhe gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që ata mund të përballen në këtë garë me skuadrën e Arsene Wengerit.
Gjiganti londinez ka identifikuar Navasin si një zëvendësues të mundshëm të Petr Cech, i cili nuk ka shfaqur performanca bindëse në kampionatin anglez këtë sezon.
Navas ishte afër transferimit te Manchester United si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me David De Gean gjatë muajit shtator të vitit 2015, por marrëveshja dështoi për shkak të gabimeve me dokumente./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...