Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një SMS të një qytetari sipas të cilit Tahiri ka shkelur procedurat për të marrë lejen e drejtimit të mjeteve ujore mbi 100 ton.
SMS-ja vjen nga një nëpunës i zyrës se patentave detare ne Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës.
Sipas tij shefi i zyrës që e firmosi atë patentë quhet Hamdi Domi i cili nuk donte ta aprovonte këtë patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te paktën një javë.
“Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra. Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente. Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine. Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU” – thuhet në SMS-në që publikon Basha.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë