Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat për kandidatët që janë përzgjedhur në konkursin e shpallur më 24 korrik 2017 “Inspektor/Hetues”, me numër të referencës IPK/DO/01, dhe që është publikuar në faqen zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs.
Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin.
“Me qëllim që të sqarohet e gjithë situata dhe ankesat e kandidateve të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe që të mos iu bëhet e padrejtë ndonjërit prej kandidatëve, ministri Sefaj ka pezulluar këtë proces, deri në daljen e rezultateve nga auditorët. Ky vendim është bërë me qëllim që të ketë transparencë të plotë të këtij konkursi. Me këtë rast ju kërkojmë falje dhe kërkojmë mirëkuptimin e kandidatëve që janë përzgjedhur në këtë konkurs. Pas përfundimit të auditimit, ministri Sefaj do të dalë me një qëndrim rreth këtij konkursi”, thuhet në njoftim.
Me marrjen e këtij vendimi ministri Sefaj ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu