Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zyrtarë përgjegjës nga Departamenti për Infrastrukturë Shkollore, do të mbajnë konferencë për media, ku do të prezantojnë gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore në tërë vendin, si dhe hapësirave të nevojshme për realizimin e mësimit tërëditor.
Nderkaq Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është e mirë dhe se janë duke analizuar punën nga brenda për të përmirësuar në gjendjen në arsim duke mos marrë hapa e veprime të ngutshëm.
“Arsimi parauniversitar duhet të ketë model të ri të arsimit, pra një model ndryshe që të kemi një cilësi më të madhe…çelësi duhet të jetë në arsimin parauniversitar” ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij është koha të bashkohen të gjithë që mund të ofrojnë ndihmë në çështjen e arsimit në Kosovë.
“Arsimi nuk është i një ministri, nuk është i një partie, është i të gjithëve. Pra nëse jemi bashkë të gjithë besoj se do të arrijmë të bëjmë ndryshime”, ka vlerësuar Bytyqi.
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...