Plagosi me armë zjarri 20 vjeçarin, arrestohet autori

23:24 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vetëm pak minuta më parë u bë e ditur se një i ri është plagosur me armë zjarri në Kiras, Shkodër.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen. Mësohet se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal.

Policia ka mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes se Hermes Beqirit ne Shkoder.

Sipas policisë ai është Asmer Bilali dhe u kap bashke me armen pistolete dhe motorrin me te cilin u largua.j

Në bazë të informacionit të policisë, ngjarja ndodhi në orën 19.20 në vendin e quajtur “Ish Zoteknika”./albeu.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale