Deputeti i shquar autriak ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij parlamentare, si pasojë e akuzave për ngacmime seksuale.
Peter Pilz, një ish-parlamentar i partisë së gjelbër që u nda nga partia me qëllim që të formojë një parti të re, është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një gruaje gjatë një konference në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info
Mediat austriake thanë se Plitz ka deklaruar se nuk i kujtohet rasti në fjalë, por ka theksuar se është “kundër ngacmimeve seksuale dhe është pro ligjeve më të rrepta në lidhje më këto sjellje”.
Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar që rasti të hetohet në mënyrë ligjore.
63-vjeçari ka shtuar se ai do të vazhdojë të drejtojë partinë e re dhe do të vazhdojë të kërkojë mbështetje./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje