Një gjyq ushtarak ka vendosur se Rreshteri i ushtrisë amerikane, Bowe Bergdahl, nuk duhet të burgoset për akuzat se ka rrezikuar bashkëluftëtarët duke u larguar nga pozita e tij në Afganistan.
Gjykata ka vendosur që Bergdahli duhet të shkarkohet pandershëm, t’i zvogëlohet grada dhe t’i ndalohet pagesa në shumën prej 10,000 dollarë.
Bergdahl ishte deklaruar fajtor për shpërdorim dhe sjellje të pahijshme para armikut dhe ishte përballur me burgim të përjetshëm.
Duke komentuar në Twitter, Presidenti i SHBA Donald Trump e ka quajtur Bergdahl “tradhëtar”.
Në vitin 2009, Berhdahl është larguar nga posti i tij në Afganistan, pas së cilës është marrë peng nga talibanët duke u mbajtur i mbyllur për pesë vjet.
Ai u lirua nga talibanët pasi presidenti Obama u pajtua që ta shkëmbejë atë me pesë militant islamik pjesëtarë të talibanëve.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku