Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që të mbështesë në balotazhin e këtij muaji, kandidatin e VV’së për kryetar të kësaj komune Qendron Kastrati.
Lajmin e bëri publik nëpërmjet Facebookut, Faton Jakupi, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit garoi për të parin e komunës nga radhët e AAK’së.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës -dega Dardanë, me shumicë votash mori #Vendim që në garën e balotazhit për zgjedhjet e 19 nëntorit ta përkrahë kandidatin e VV z.Qendron Kastrati. Njoftoj të gjithë antarësinë e AAK-së se nga sot vazhdojmë ta bëjmë rrugën së bashku me Vetëvendosjen!Urime e na priftë e mbara!#Frymëerepovjen!”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 19 nëntor në balotazh do të përballen Qëndron Kastrati i cili në tetor mori 33.3 për qind të votave dhe Shaip Surdulli i LDK’së që arriti të marrë 28.8 për qind të votave.
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...