Disa organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni kanë paralajmruar protestë para Gjykatës Themelore Shkupi 1, për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me aktvendimin e shqiptuar ndaj “Grupit të Kumanovës”.
“Disa organizata joqeveritare me nismë qytetare organizojmë protestë kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqiptoi të dënuarave në rastin “Lagja e Trimave”, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë para Gjykatës themelore Shkupi 1″, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste, Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.
Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të lëndës, përcjell telegrafi maqedoni.

Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi