Me kërkesën e Serbisë, Moska ka bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në OKB.
Minsitri i Jashtëm i Servisë, Ivica Daçiç, përkundër shumë deklaratave nga autoritetet ndërkombëtare që rasti i Kosovës është ndryshe me atë të Katalonjës, ai vazhdon të bëjë krahasimin mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info
“Nëse Spanja mund të luftojë për konceptin e Katalonjës, atëherë edhe ne serbët mund të luftojmë për vendin tonë”, tha ai.
Serbia, e cila e çmon Kosovën si vendlindjen e saj historike dhe qeveria në Prishtinë duhet të kërkojnë “një zgjidhje të favorshme” dhe “një konferencë ndërkombëtare” që do të parandalonte luftrat e ardhshme “për një shekull”, ka theksuar ai.
Në fillim të këtij viti, ai ka sugjeruar autonomi për zonat serbe në Kosovë.
“Kjo do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme, reale dhe e qendrueshme”, ka shtuar ai në një intervistë për Reuters.
Në Kosovë jetojnë rreth 120 mijë serbë, shumica prej tyre janë të vendosur në veri të vendit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...