Brett Ratner është duke e paditur një grua, e cila ka thënë që regjisori e kishte dhunuar në L.A pothuajse një dekadë më parë, duke i quajtur këto akuza tërësisht të pavërteta.
Sipas dokumenteve Melanie Kohler ka thënë me 20 tetor të këtij viti përmes një postimi në Facebook “Brett Retner më ka dhunuar” dhe e ka quajtur atë përdhunues.
Kohler ka treguar që është njohur me regjisorin Ratner në vitin 2004/05, kur edhe kishte shkuar në shtëpinë e tij, me ç’rast ai e kishte detyruar të bëjnë seks.
E avokati i Ratner kishte thënë që do ta padisë në qoftë se nuk e largon atë shkrim, gjë që ka ndodhur, mirëpo Kohler ka filluar se fundmi të ngjalle atë histori përsëri.
Gjashtë gra duke përfshirë Natasha Henstridge dhe Oliva Munn, kanë thënë që kanë qenë seksualisht të ngacmuara nga Ratner.
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë