Një dezertor nga Koreja Veriore ka deklaruar se çdo goditje ushtarake e SHBA-së kundër regjimit komunist do të shkaktonte hakmarrje automatike.
Thae Yong Ho dëshmoi të mërkurën para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, ku edhe e bëri deklaratën, transmeton portali arbesh.info
Në vitin 2016 ai u largua nga Koreja Veriore për në Londër.
Thae tha se SHBA-të dhe Koreja Jugore do të fitonin luftën nga sulmi ushtarak, por kjo do të sillte “një sakrificë njerëzore”.
Ai tha se Koreja Veriore ka dhjetëra mijëra armë me artileri dhe raketa me rreze të shkurta në vijën e demarkacionit ushtarak dhe oficerët e veriut janë të trajnuar për të hapur zjarr në Jug, në përgjigjje të çdo bombardimi ose sulmi ushtarak amerikan./arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...