“Nëntori është muaji më i papëlqyer i tërë vitit” – Louisa May Alccot, “Little Women.”
Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se nëntori është muaji më depresiv i tërë vitit, por, ndonëse për disa mund të mos jetë kjo e vërtetë, për disa tjerë është shumë aktuale.
Siç deklarohen disa, në nëntor nuk ka ndonjë gjë emocionuese. Në përgjithësi vjeshta është sezonë me agjendë të ngjeshur.
Shkolla fillon në shtator, Halloween-i është në nëntor, dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh në dhjetor, transmeton telegrafi.
Por, problemi është se asgjë nuk ndodh në nëntor!
Tjetra është se nëntori është muaj shumë i ftohtë, dhe nëse jeni adhurues i stinës së verës, normalisht se nuk do të ndiheni të kënaqur gjatë nëntorit.
Ngjyrat e vjeshtës në nëntor hiqen, pemët mbesin pa gjete ndërsa era është shumë më e fortë!
Edhe psikologjia thotë se nëntori për shumë njerëz mund të jetë depresiv. Sipas psikologjisë, këto janë disa arsye se përse disa njerëz ndihen kështu:
Ëndrrat: Është muaji i parafundit i vitit, ku jeni në garë për të arritur diçka të cilën e keni pasur synim ta arrini para se të vjen fundviti. Dhe, nëse e keni marrë seriozisht këtë “garë”, atëherë jeni të mbushur me stres, presion dhe frustrim.
Qëllimet: viti ka kaluar dhe ju ka mbetur vetëm një muaj. Të gjitha qëllimet e paarritura ju vijnë në mendje dhe ju krijohet një energji negative e cila ndikon në stilin tuaj të jetesës.
Ndryshimi: është muaj ku Toka përjeton ndryshime të dukshme, dhe ndryshimet e tilla atmosferike krijojnë mos-balancim dhe probleme me disponimin.
Financat: Pasi që është fundviti, kjo do të thotë se gjatë muajit dhjetor për shkak të festave do të ketë më shumë shpenzime, ndërsa nëntori është muaj ku shumica e familjeve kursejnë më shumë para për t’i shpenzuar në muajin e ardhshëm.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...