Makina e një 25-vjeçari në Vlorë, banor i lagjes Kushtrimi, është djegur qëllimisht gjatë natës, një mjet “Daimler Chrysler”, pronë e M.D.
Policia njoftoi rreth orës 03:00, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M. D., 25 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore së bashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimi paraprak i këqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...