Carles Puigdemont mund t’i duhet të largohet nga BE-ja nëse ai kërkon që të shmangë arrestimin.
Ekspertët kanë theksuar se secila qeveri e BE-së mund të detyrohet të bashkëpunojë me qeverinë spanjolle për mohimin e azil kërkimit, transmeton portali arbresh.info
Një ministër belg ka sugjeruar se ai mund të kërkojë azil në Belgjikë, por kjo nuk do të mbronte ndonjë udhëheqës tjetër katalanas që të shmangte padinë kundër tij.
Sipas një eksperti që ka kërkuar të mbetet anonim, edhe nëse Belgjika hipotetikisht pranon t’i ofrojë azil Puigdemontit, do të ishte e pothujase e pamundur t’i rezistonte një kërkese ekstradimi nga qeveria spanjolle.
Eksperti sugjeron se esktradimi i Puigdemontit mund të bëhet për shkak se vendet e BE-së kanë përkrahur qeverinë spanjolle, ndërsa kanë refuzuar të pranojnë pavarësiënë e Katalonjës.
Gjatë ditës së sotme është theksuar se presidenti i Katalnjës ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku pritet edhe të marrë azil politik./arbresh.info/
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...