Aksident tragjik në Greqi, humb jetën emigranti shqiptar

20:06 | 30 Tetor 2017
M. A.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Viktima është një 46-vjecar shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije ende.

Sic raportojnë mediat në vendin fqinj, makina tip ‘Suzuki’ me të cilën lëvizte shqiptari ka dalë nga rruga në aksin PEO-Lamia-Larisa rreth orës 20:00 të së dielës.

Shoferë të tjerë tentuan t’i vinin në ndihmë shqiptarit, por ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale