Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen paraditen e të hënës, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, ka propozuar emrin e zëvendësit të tij, Helidon Bendon.
Visho Ajazi Lika ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes para kreut të shtetit Ilir Meta. Ai mbante këtë detyrë, prej pesë vitesh, që në gusht të 2012, duke zëvendësuar në këtë post Bahri Shaqirin.
Njoftimi zyrtar i kryeministrisë:Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...